Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italise dhe manjat i mediave italiane.
MILANO, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Sot u hap në Milano procesi "Rubygate" në Gjykatën e Apelit, ku ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, akuzohet për prostitucion dhe abuzim të pushtetit, në mungesë të ish-shefit të qeverisë dhe në një farë indiference mediatike.
Ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm në këtë audiencë të parë dedikuar pyetjeve proceduriale dhe e reja më e madhe është emri i avpkatëve të tij, Franco Coppi dhe Filippo Dinacci, pasi avokatët e tij mbrojtës historikë Niccolo Ghedini dhe Piero Longo janë nën hetimin e prokurorisë së Milanos sepse dyshohet të kenë korruptuar dëshmitarët e procesit "Rubygate" në Gjykatën e shkallës së parë.
Këto procese u mbyllën me një dënim për Berlusconin në qershor 2013, i cili morri shtatë vite burg dhe ndalim të përjetshëm të mandatit publik sepse ka kryer marrëdhënie intime me kërcimtaren marokene Karima El Mahgroub, të quajtur ndryshe Rubi, kur ajo ishte minorene dhe sepse ka kryer presion mbi prefekturën e Milanos që ta lirojë Rubin pasi ajo kishte kryer një vjedhje.
Sipas përfundimeve të gjyqtarëve të procesit në shkallën e parë, u provua se ish-kryeministri italian ka kryer marrëdhënie seksuale me Rubin, e cila në atë kohë kishte vetëm 17 vjeç, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave dhe dhuratash të tjera, kryesisht bizhu./
/G.S/