Itali- Francë/ Samit kushtuar një
prej viktimave në Bataclan

Itali- Francë/ Samit kushtuar një<br />prej viktimave në Bataclan
Kryeministri Matteo Renzi dhe presidenti francez Francois Hollande gjatë një takimi të përbashkët në Venecia kanë vizituar familjarët e një studenteje të vdekur në sulmin e 13 nëntorit në Bataclan.
 
Të pranishëm ishin prindërit e saj, Alberto dhe Luciana SOLESIN, vëllai Dario si dhe prindërit e të dashurit të saj Marina Angels dhe Corrado Ravagnani.
 
Hollande gjatë një konference për shtyp është shprehur se familjarët e Valeria SOLESIN janë këtu pasi kanë përjetuar një dramë e cila nuk ishte gjë tjetër vetëm se një sulm i drejpërdrejtë për Evropën.
 
Nga ana tjetër kryeministri Matteo Renzi  ka shkruar në një status në rrjetin social Twitter se ky samit, më 8 mars në Venecia është mbajtur për të kujtuar  këtë vajzë të re e cila humbi jetën në Paris nga një sulm barbar  terrorist.
 

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi