Rrugët e Romës janë mbushur nga mësues e nxënës që protesojnë për pasigurinë nga Covid 19.
Ata thonë se hapja e shkollave nuk është shoqëruar me masa të majftueshme për tu mbrojtur nga infektimi me koronavirus.
Një nga problemet më të mëdha në fushën e arsimit në Itali është mosha e madhe dhe mungesat në stafin pedagogjik.
Megjithëse kerkesat për punësim të të rinjëve nuk mungojnë, për shkak të krizës nga Covid, rezultatet nuk janë të kënaqëshme.
Gjatë protestave nxënësit së bashku me mësuesit italianë bënë publik edhe një manual me udhëzime për institucionet dhe mësuesit për një mbrojtje sa më efikase nga virusi.
Në një kohë kur rastet e reja me covid-19 po rriten cdo ditë balancimi i sigurisë për mësuesit dhe nxënësit dhe vazhdimësia e edukimit në auditorë mbetet një sfidë për të gjithë.
Në Evropë mësimi është duke u zhvilluar në kushte shqetësuese.
Spanja dhe Franca po detyrohen të mbyllin shkollat hap pas hapi dhe nuk është e largët dita kur numri i tyre të jetë i lartë.