ITALI-Gazetari shqiptar Leonard Berberi, i cili punon në median prestigjoze italiane "Corriere della Sera", ka bërë një përshkrim të shkurtër të situatës politike në të cilën ndodhet vendi pas dorëheqjes së kryeministrit Giuseppe Conte dhe atë se çfarë pritet të ndodhë më pas.
Në një lidhjen telefonike në Report Tv, Berberi ka sqaruar se "sytë" janë të gjitha të drejtuara nga presidenti Sergio Mattarella. Do të jetë ky i fundit, shprehet Berberi, që do të vendosë sot ose në ditët në vijim, se nëse do të pranojë kërkesën e Mateo Salvinit të "Lega Nord" për zgjedhje të parakoshshme, apo do të mandatojë një qeveri tranzitore që do të udhëheqë vendin deri në pranverën e vitit 2020. Mattarella është në "presion" nga Bashkimi Europian, thekson Berberi, pasi ky union deri në dhjetor të këtij viti presin planin ekonomik nga Italia. Qeveria e re, e krijuar ditëve të fundit, do të jetë ajo që do të vendosë se cili do të jetë plani i Italisë sa i përketë ekonomisë së vendit, për t'ia prezantuar më pas BE-së.
"Është ndoshta dita më delikate e presidentit Mattarella se sonte do të marrë vendimin se cila qeveri do të qeverisë vendin. BE i kërkon një plan të bindshëm Italisë për ekonominë. Qeveria e re duhet të vendosë se cili do të jetë plani i Italisë, i cili duhet të prezantohet brenda dhjetorit. Zgjedhje të parakohshme? Është ajo që kërkon Mateo Salvini. Vendimi i presidentit mund të jetë ndryshe. Mund të jetë një qeveri tranzitore deri në pranverë të 2020 ose një qeveri teknike ose politike që mund të zgjasë deri në 2023-2024. Kriza politike ka nisur pikërisht kur në media u publikua lajmi se disa personazhe të Salvini janë takuar me disa persona të Vladimir Putin, për shitur karburant për miliona euro. Kur ndodhi kjo, Conte nuk e mbrojti Salvinin dhe e ftuan në dhomën e deputetëve për të dhënë sqarime, por ai i mohoi këto akuza", tha Berberi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)
25 Nëntor, 11:18