ITALI- Guardia di Finanza ka bërë të mundur bllokimin e një aksioni masiv droge në brigjet e vendit fqinj, Itali. Gati 2 ton marijuanë është gjetur “e braktisur” në det, pranë Termolit (Campobasso). 7 në pranga dhe dyshime se ngarkesa vinte nga Shqipëria.
Guardia di Finanza në një aksion të përbashkët me Kapitenerin e Termolit arritën të rekuperojnë 1900 kilogram marijuanë pasi vëzhguan, të dielën, lëvizje të dyshimta në afërsi të bregdetit. Pasi u gjendën fillimisht vetëm 30 kg, motovedetat zbuluan të gjithë ngërkesën masive, rishtazi pas një operacioni të gjërë.
Sipas autoriteteve janë të pakëta shanset që ngarkesa të ishte e braktisur apo e humbur. Dyshohet se ishte e lënë me qëllim në det të hapur për t’u marrë më me qetësi në një moment të dytë nga një palë e dytë trafikantësh.
Lënda narkotike ishte paketuar dhe e mbuluar në një mënyrë të tillë që t’i bënte rezistencë ujit dhe gjithashtu të mund të notonte pa u fundosur nën sipërfaqen e detit. Dhe i gjithë operacioni i trafikantëve ishte menduar të kryhej brenda fundjavës, me shpresën se autoritetet do të ishin më impenjuara.
Operacioni për gjetjen e plotë ngarkesës, në det të hapur, nga ana e Guardia di Finanza u zhvillua gjatë gjith së Dielës dhe janë ngritur dyshimet se kjo sasi e konsiderueshme marijuana vinte nga vendi ynë.
Shtatë janë personat të cilëve u janë vënë prangat. Pasi po ktheheshin në portin e Tremolit mbi një peshkarexhë ku u gjendën 2 pako, identike me ato që u gjendën në det, me nga 2 kg marijuanë. Dy prej tyre u arrestuan pasi droga u gjend në çantat e tyre, ndërsa 5 të tjerë janë nën akuzë për nxitje dhe moskallëzim krimi.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO