Itali - Trupat e gjashtë emigrantëve që humbën jetën gjatë përpjekjeve për të mbërritur në tokë, janë gjetur në një plazh në jug të Italisë. 

Zyrtarët në portin Sicilian të Katanias thanë se dhjetëra emigrantë të tjerë janë shpëtuar ku në mesin e tyre ka fëmijë dhe gra. 

Mediat italiane thonë se anija ngeci në rërë rreth 15m nga bregu dhe emigrantët u hodhën në det. Disa prej tyre janë mbytur për shkak se ata nuk dinin të noton mirë. Në peskaregjë udhëtonin 120 emigrantë të ardhur nga Afrika e Veriut. 

Sipas OKB-së, rreth 7,800 emigrantë të paligjshëm dhe azilkërkues kanë zbarkuar në Itali në gjysmën e parë të këtij viti. Shumica e tyre vijnë nga vendet afrikane, veçanërisht Somalia dhe Eritrea.

OKB raporton se pothuajse 500 njerëz janë raportuar të vdekur apo të zhdukur në det gjatë vitit 2012 në përpjekje për të arritur Evropën.


(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)