Itali, gjendet e arrestohet shqiptari
u arratis i prangosur 2 ditë më parë

Itali, gjendet e arrestohet shqiptari<br />u arratis i prangosur 2 ditë më parë
LECCE – Një 43-vjeçar shqiptar ka arritur t’i shpëtojë policisë italiane pasi u arrestua më 20 korrik, por arratisja e tij ka përfunduar diën e sotme. Me pranga në duar të mbetura nga arrestimi i dy ditëve më parë, Kristaq Boçi, u gjend mëngjesin e sotëm. 43-vjeçari nga Vlora, ishte person në kërkim ndërkombëtare me emrin Arben Meça.

Kristaq Boçi, duhet të vuajë dënimin prej 8 vjet e 8 muaj burg, që i është caktuar nga Gjykata e Apelit të Leçes më 11 korrik 2001 për shkelje të legjislacionit mbi drogat.

Më 20 korrik, Boçi u arrestua së bashku me 2 shqiptarë të tjerë, Pëllumb Drenova, 53 vjeç, banues në Montecchio Maggiore (Vicenza) dhe Arjan Polisi, 58 vjeç, nga Tirana, banues në Lecce.

Tre shqiptarët udhëtonin në një makinë me targa shqiptare, në të cilën ishin fshehur rreth 3.4 kilogramë heroinë.

Por pas momentit të arrestimit, 43-vjeçari nga Vlora ka mundur të arratiset, ndërsa është ndaluar sërish nga policia e Leçes.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!