Itali-Gjermani, konkurrencë për
Ballkanin?Samiti në Romë vendimta

Itali-Gjermani, konkurrencë për<br />Ballkanin?Samiti në Romë vendimta
Zgjedhja e datës 30 dhjetor për të vizituar Shqipërinë nga ana e kryeministrit italian Mateo Renzi, tregon për vëmendjen e madhe që Roma po i kushton rajonit të Ballkanit dhe Shqipërisë. Por në këtë garë për influencë rajonale është edhe Gjermania, që me angazhimin edhe të kancelares Angela Merkel, tregon për vëmendjen që i kushton rajonit. Megjithatë kjo konkurrencë diplomatike mes dy superfuqive evropiane, sjellë vetëm efekte pozitive për Ballkanin dhe Shqiptarët. 

Vizita e kryeministrit Italian Metteo Renzi, përveç shumë çështjeve bilaterale, pati një aspekt të rëndësishëm edhe në kontekstin rajonal. Renzi mes të tjerash zyrtarizoi samitin Itali- Serbi- Shqipëri, një propozim që erdhi në 25 Korrik të këtij viti, kur ish-ministrja e Jashtme Italiane Federika Mogherini vizitoi Tiranën. Duke folur në konferencën me kryeministrin Rama, Renzi tha se data e këtij samiti të rëndësishëm do të jetë në 23 Janar në Romë, por pa zbardhur detaje të mëtejshme.
 
Në ambientin shqiptar të dendur me politikë lokale, ky samit nuk ka tërhequr vëmendjen mediatike, duke lënë jashtë fokusit angazhimin e madh që Italia po merr në arenën Ballkanike. Shenjat u dukën më parë, ku me zgjedhjen e qeverisë së Matteo Renzi në Shkurt të 2014, u pa qartë se një erë e re politike përfshiu Italinë, me spikatjen e ministres së Jashtme Federika Mogherini, e cila edhe pse ndenji pak muaj në krye të Farsinës, lançoi disa nisma mjaft të rëndësishme rajonale, duke synuar qartazi një rol edhe më të fortë dhe kryesor të Italisë, në rajonin e Ballkanit. Vetë zonja Mogherini gjatë qëndrimin në Tiranë në 25 Korrik, paralajmëroj se ky samit mes trekëndëshit Romë-Beograd-Tiranë, do të forcojë bashkëpunimin mes 3 vendeve në aspektin politik e ekonomik por, do të ndikojë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, rajon ku rrymat nacionaliste herë pas herë lëkundin stabilitetin e vendosur me luftëra të përgjakshme.
 
Pjese e rëndësishme e shkrirjes se akujve mes dy kryeqyteteve ballkanase padyshim qe mbetet zgjidhja e çështjes se Kosovës dhe njohja e saj nga Serbia. Prej disa muajsh zonja Mogherini është zgjedhur si ministrja e Jashtme e Bashkimit Evropian, dhe padyshim që i ka dhënë një impuls më të madh raporteve Ballkanike dhe veçanërisht Serbi Shqipëri.
 
Duke shfaqur në njëfarë mënyrë edhe një konkurrencë me Kancelaren gjermane Angela Merkel, që pas samitit të Berlinit në Gusht, është faktorizuar ndjeshëm në Ballkan. Por pavarësisht kësaj Italia po përshpejton aktivitetin e saj diplomatik për Ballkanin, dhe kjo u duk edhe nga vizita e kryeministrit italian Matteo Renzi, në festat e Vitit e Ri, por që shënon ditët e fundit të presidencës Italiane të Bashkimit Evropian.
 
Duke bërë që mes dy superfuqive evropiane, gjermani dhe Itali, të ketë "konkurrencë diplomatike" për rajonin. Çdo gjë në fund të fundit është në favor të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)