Silvio Berlusconi është ideator dhe përfitues i paligjshëm edhe gjatë kohës kur nuk kishte më asnjë rol administrativ.
Gjykata e Kasacionit, ka depozituar mëngjesin e sotëm vendimi 208-të faqësh për “seancën Mediaset” (e cila e dënoi Kavalierin me 4 vite heqje lirie) Në detajet e këtij vendimi, thuhet se lideri i “Popullit të Lirisë” ka ideuar mekanizma të tillë, që për vite me rradhë i kanë dhënë atij shumë lehtësira fiskale për `ndërrmarrjet` që ai disponon.
Gjithmonë sipas vendimit të Gjykatës, këta mekanizma i kanë lejuar atij të ketë të ardhura nga pasuri të patundshme jashtë vendit, llogari bakare të regjistruar në emër të shoqërive të tjera, të cilat më parë ishin në emër të vetë Berluskonit.
Ndërkohë nga ana e tij, duke iu referuar këtij vendimi, Silvio Berlusconi, është shprehur se akuzat ndaj tij nuk janë të bazuara në fakte dhe se nëse dikush do të mundohet t`a eleminojë atë si leader të partisë kryesore, atëherë kjo shkaktojë një plagë të thellë për demokracinë.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)