Itali,goditet banda italo-shqiptare
e drogës dhe armëve. Ja emrat

Itali,goditet banda italo-shqiptare<br />e drogës dhe armëve. Ja emrat
Rreth 19 urdhër arreste janë lëshuar sot ndaj një bande italo-shqiptare e akuzuar për trafik droge heroine, kokaine dhe marihuane.  

Mediat italiane shkruajnë se policia financiare italiane e qytetit të Leçes ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër-arrestimin ndaj 19 personave anëtarëve të organizatës, shumica shqiptarë nga Fieri, Vlora si dhe Korca.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 kg heroinë,136 kg marihuanë,1 kg kokainë, tre mitraloz,kallashnikov dhe municione të tjera.  Në burg kanë përfunduar Tommaso Danese, Ervin Gerbaj 35 vjeç nga Vlora, Marenglen Halka 35 vjeç nga Fieri, Marjus Halka 32 vjeç nga Fieri, Hendri Kapllani 29 vjeç nga Vlora, Gianluca Lore,  Dario Profka, Dhori Tole 25 vjeç nga Korça, Pilo Zanaj 32 vjeç.

Ndërsa është lëshuar masa arrest në shtëpi për Avelino Ndoi 26 vjeç, Ermal Resulaj 36 vjeç nga Vlora, Viktor Shaolli 32 vjeç nga Fieri, Davide Giovine, Christian Montanaro, Alessandro Quarta, Alessio Bellanova,
 
Klani italo-shqiptar shkruajnë mediat italiane vepronte në komunat e Leces, Brindisi, Taranto, Massafra etj. Arrestimet e 19 personave janë ekzekutuar me urdhër të prokurorit të sektorit të antimafias së Prokurorisë së Leces Guglielmo Cataldi.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë