Itali, goditet e përfundon me hundë
të thyer gazetari gjatë një interviste

Itali, goditet e përfundon me hundë<br />të thyer gazetari gjatë një interviste<br>
Një goditje e fortë me kokë , ardhur si reagim ndaj pyetjeve të gazetarit ndaj anëtarit të një klani mafioz, ka bërë që gazetari i Rait , Daniele Piervincenzi të përfundojë më hundë të thyer.

Pyetjet kishin në vëmendje situatën politike, por Roberto Spada, personi qe po intervistohej, duket se i ka humbur durimi dhe ka qëlluar fort me kokë gazetarin që kishte përballë e më pas reagoi edhe ndaj kameramanit , të dy pjesë e ekipit televiziv të Rait, staf i programit “ Nemo”. Vendi ku ndodhi ngjarja, është një provincë e Romës, Ostia , e cila i rikthehet votimeve dy vite pasi situata në vend nuk ka shënuar asnjë përmirësim për shkak të mafias.

Gazetari Daniele Piervincenzi, përfundoi në spital më fraktura në hundë ndërsa kameramani pësoi goditje më të lehta. Agresori Roberto spada, është vëllai i vogël i kreut te klanit Carmine, “romoletto’’ që është dënuar me 10 vite burgim. Për Roberto Spadën nisi hetimi edhe pse sipas mediave vendase, mund të mos arrestohet.

Kryebashkiakja Virginia Raggi duke reaguar për sulmin , foli për një akt të papranueshëm d he për këtë ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e brednshëm Marco Minitti.

Solidariteti me gazetarin nuk ka munguar, madje edhe nga kryeministri Paolo Gentiloni.

Spada është ende i lire , dhe jo vetëm kaq, por nuk kanë qenë të pakta reagimet që kanë ardhur nga miq të tij, që I kanë shprehur solidaritetin për aktin e kryer., nëpërmjet statuseve në facebook por edhe nga parti politike të ekstremit të djathtë.

Spada është përfaqësues i një klani që kontrollon bizneset në vijën bregdetare pas goditjes së klanit Fasciani dhe është përfshirë në zgjedhjet lokale falë edhe mbështetjes në administratën vendore.

Reporter aggredito
  (Gazetari Daniele Piervincenzi i sulmuar)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online