Itali, goditet rrjeti i prostitucionit
arrestohen 17 shqiptarë, emrat
VIDEO/Ja arrestimet në Shqipëri

Itali, goditet rrjeti i prostitucionit<br />arrestohen 17 shqiptarë, emrat<br />VIDEO/Ja arrestimet në Shqipëri
Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare ka zhvilluar një operacion në Milano kundër një bande të shqiptarëve që vepronte në rrjetin e prostitucionit. Gjithsej u arrestuan 17 persona që drejtonin këtë rrjet, të gjithë me origjinë shqiptare, ku 5 prej tyre u arrestuan në Shqipëri.

Sipas mediave italiane, operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare. Banda e shqiptarëve vepronte në Milano, Monza, Rimini dhe në Tiranë. 

Pas shkatërrimit të rrjetit të prostitucionit Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat, bëri publike emrat e 17 të arrestuarëve.

Zv/drejtori  i përgjithshëm i Policisë Ardian Çipa tha se autoritetet gjyqësore të Milanos kanë nxjerrë 16 masa sigurie “arrest me burg” dhe një “detyrim paraqitje”. Sipas tij, me kërkesë të drejtësisë italiane në pranga janë vënë: Eder Dorzi, Dorian Sinani, Julian Hila, e Silvio Ndrejaj e Eded Bare, arrestuar në Shqipëri.



Të arrestuarit e tjerë në Itali e Sllovaki, janë: Haki Lamcaj, Griseld Malaj, Armand Mecaj, Orgest Osmani, Izmir Rizaj, Artan Ndrejaj, Indrit Ndrejaj, Mark Ndrejaj, Amarildo Salihasi, Lorenc Salihasi, Elvis Ziu dhe Bledar Malaj.

Grupi shfrytëzonte femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria për prostitucion në Itali. Hetimi për kapjen e tyre ka nisur në qershor të 2014 për t’u finalizuar këtë të martë.

dorian sinani
Dorian Sinani

julian
Julian Hila

dorzi
Arder Dorzi

ened bare
Ened Bare

ndrejaj

Silvio Ndrejaj

Grupi shfrytëzonte femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria për prostitucion në Itali. Hetimi për kapjen e tyre ka nisur në qershor të 2014 për t’u finalizuar këtë të martë.

Arrestimet në Shqipëri
Edër DORZI, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.

Dorian SINANI, 28 vjeç, arrestuar në Tiranë.

Julian LILA, 25 vjeç, arrestuar në Fier.
 
Ened BARE, 34 vjeç, arrestuar në Fier.
 
Silvjo (Eduart) NDREJAJ, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.

Arrestuar në Itali

Haxhi LAMÇAJ, 39 vjeç,

Griseld (Emiljano) MALAJ, 34 vjeç,

Armando (Denis) MEÇAJ, 29 vjeç,

Orgert OSMANI, 25 vjeç,

Izmir RIZAJ, 26 vjeç,
 
Artan NDREJAJ, 34 vjeç,
 
Indrit NREJAJ, 28 vjeç,

Mark NDREJAJ, 33 vjeç,

Amarildo SALIHASI, 26 vjeç,
 
Lorenc SALIHASI, 23 vjeç.
 
Elvis ZIU, 34 vjeç

Bledar MALAJ, 37 vjeç.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës