Itali, gomone me klandestinë
kapet skafisti shqipta

Itali, gomone me klandestinë<br />kapet skafisti shqipta
TIRANE- Një skafist shqiptar është arrestuar pasi po tentonte të transportonte 45 klandestinë drejt brigjeve pulieze të Italisë 

Klandestinët, me origjinë afgane dhe irakiane ishin nisur me gomone nga Greqia dhe do të zbrisnin në brigjet italiane. Në prangat e policisë ra Oltion Gergali me banim në Genova.

Gomonia oqeanike është ndaluar mbrëmjen e së shtunës duke u gdhirë e diela në brigjet pulieze të Italisë. Rreth orës 21 30 minuta të mbrëmjes së të shtunës Guardia Di Financa mori informacion për praninë e gomones me klandestinë në detin Jon.

Rreth orës 23: 45 minuta gomonia kishte mbërritur në brigjet pulieve, të lokalitetit “Il Ciolo” të Santa Maria de Leuca, dhe pasi kishte zbarkuar klandestinët kishte rinisur rrugën e kthimit. Cdo gjë është vëzhguar nga një helikopter dhe anijet e Guardia di Financa. Ata janë vënë menjëherë në ndjekje të skafistëve të cilët kanë bërë dhe manovra të rrezikshme që të mos arrestoheshin.

Duke mos mundur të evitonin ndjekjen në det, dy skafistët kanë braktisur gomonen oqeanike dhe janë larguar në brigjet e Torre Vado, rreth 30 km larg Gallipolit.

Operacioni i arrestimit në tokë, i koordinuar dhe nga një helikopter kanë arritur të vënë në pranga një skafist, 25 vjec, me banim në Itali, ndërsa vazhdojnë kërkimet për skafistin e dytë bëjnë të ditur mediat italiane.

Të 45 klandestinët ishin me kombësi afgane dhe irakianë, prej të cilëve 39 burra, 4 fëmijë e 2 gra. Klandestinët janë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe janë strehuar në një qendër pritjeje. Arrestimi është kryer në kuadër të operacionit “AENEAS 2012”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë