BARI - Një vjedhje me armë ka ndodhur në Portin e Barit në orët e para të së djelës së sotme. Disa persona të armatosur dhe me maska në kokë kanë grabitur zyrat e agjencisë së udhëtimeve “Ventouris Ferries” që bënte linjën Bari - Durrës. Agjensia ishte italiane dhe aty priteshin biletat për linjën e Durrësit.

Grabitësit kanë vjedhur xhiron e ditës së dy anjive të agjencisë. Agjencia e udhëtimeve “Ventouris Ferries” është një prej agjencive që operon me disa anij në linjën Durrës- Bari.

(Redaksia Online)
(b.m/shqiptarja.com)