Itali,greva në aeroporte bllokon
udhëtarët, vonesa në fluturime

Itali,greva në aeroporte bllokon<br />udhëtarët, vonesa në fluturime
Një grevë e cila ka përfshirë aeroportet në Itali ka ndikuar në transportin ajror duke sjellë edhe kaos për udhëtarët të cilët janë përballur jo vetëm me vonesa por edhe me anulime të udhëtimeve.

5 shoqata të transportit ajror kanë kërkuar që puna të ndalet për të paktën 4 orë nga ora 13:00 deri në orën 17:00. Masat janë ndërmarrë për të kundërshtuar nismën e qeverisë e cila synon të ndërmarrë një sërë shtrëngimesh në këtë sektor.

Një nga shoqëritë e udhëtimit u shpreh se do të pezullohen rreth 40% e udhëtimeve.

Jo vetëm qarkullimi ajror por edhe shoferët e taksive pak ditë më parë u përfshinë në protestë duke kundërshtuar një sërë masash duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e kryeqytetit Italian Romës i cili do të presë udhëheqësit e Bashkimit Europian në samitin e 60-vjetorit të bllokut.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan