BARI- Emigrantët shqiptarë në Itali përkrahës të Partisë Socialiste, tashmë do të mund të përfaqësohen në degën e kësaj forcë politikë në vendin fqinj. Të mërkurën në 24 maj, do të zyrtarizohet hapja e degës së Partisë Socialiste në Bari, të Italisë.

Në ceremoninë e inaugurimit të Partisë Socialiste Bari, do të marrin pjesë anëtarë dhe përfaqësues të kësaj force politike në vendin fqinj, si: Edmond Kumaraku (sekretari i Partisë Socialiste Shqiptare në Itali), Domenico De Santis (Sekretari rajonal i “PD Puglia”), Robert Hoxha (sekretari i “PSA Puglia”), si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale.

Selia e degës së Partisë Socialiste në Bari do të jetë pranë rrethit “PD di Madonella” në rrugën “Zara 13” (pranë “Piazza Diaz”).

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)