Itali – Një fëmijë dy-vjeçar, Luca Albanese u gjet i vdekur në makinën e të atit të tij, e cila ishte parkuar në një rrugë në rrethinat lindore të Piacenza.
Nga hetimet e para të policisë, ende të pakonfirmuara, rezultoi se i ati 39 - vjeçar e kishte harruar fëmijën dy – vjeçar për tetë orë në makinë dhe e kishte gjetur aty pasi ishte kthyer nga puna.
Pasi ka gjetur djalin në makinë, ai lajmëroi menjëherë ambulancën, por përpjekjet e mjekëve ishin të kota për ta sjellë në jetë vogëlushin.
I ati është punonjës i një kompanie, godina e së cilës ndodhej përballë parkingut ku 39 – vjeçari kishte parkuar makinën, brenda së cilës ndodhej fëmija.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com