TIRANE- Një zyrtar italian përdor postin e tij për të favorizuar kompaninë e gruas me të cilën bashkëjeton. Hetuesit sekuestrojnë një letër që ai i ka dërguar zëvendësministres shqiptare të Arsimit, Nora Malaj, për një projekt me kompaninë e gruas me të cilën bashkëjetonte.

Zv.presidenti i këshillit rajonal të Abruzzo-s është nën hetim dhe ndaj tij do ngrihet akuza për korrupsion. Shkak është bërë fakti se ka favorizuar kompaninë e gruas me të cilën bashkëjetonte. Në këtë skandal korrupsioni është përfshirë edhe zëvendësministrja shqiptare e Arsimit, Nora Malaj, e vendosur në atë detyrë nga LSI. Detajet e skandalit i ka publikuar e përditshmja "La Reppublica".

SHKRIMI NË "LA REPUBBLICA"
Rekomandimi ndërkombëtar për të fejuarën e njeriut politik

Zv.presidenti i këshillit rajonal të Abruzzo-s i shkruan zv.ministres shqiptare të Arsimit për të favorizuar shoqatën e vallëzimit të shoqes së vet. Letra përfundon për hetim në prokurorinë e Akuilës, e cila heton eksponentin e PDl për korrupsion: "Ai favor në këmbim të konsulencës". Replika: "Një keqkuptim..."
PESKARA -Një letër rekomandimi ndërkombëtar për të favorizuar bashkëjetuesen e një politikani. Destinacioni, zv,ministrja e Arsimit në Shqipëri, Nora malaj. Dërguesi zëvendëspresident i Këshillit Rajonal të Abruzzo-s, Alfredo Castiglione (Pdl). Objekti, një rekomandim për shoqatën së kërcimit që është në kujdesin e shoqes së Castiglione në kërkim "lidhjeje" për një "bashkëpunim afatgjatë" me Akademinë e Baletit në Tiranë.

"Zoti zv.ministër-shkruan Castiglione-duke ndjekur takimin e 14 janarit 2011 po ju tregoj interesin aktual të rajonit të Abrucos për të bashkëpunuar me Ministrinë, që të zhvillojmë një bashkëpunim në sferën kulturore. Mendoj, në fakt, se kultura përfaqëson një faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe të shkëmbimit të eksperiencave kulturore reciproke që mund të japë një kontribut të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve tona".
Dhe pas kësaj hyrjeje, Castiglione në letër futet në specifikimet e "shkëmbimit kulturor".

"Në veçanti-vazhdon letra-Akademia e baletit në Tiranë lidhet me një bashkëpunim me shoqatën "Rassjanka" me seli në Peskara për ta finalizuar një bashkëpunim afatgjatë në fushën e baletit. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin që do të nisë, ju përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta". Firmosur nga zëvendëspresident i Këshillit Rajonal të Abruzzo-s.

Letra ishte sekuestruar disa javë më parë nga skuadra e lëvizshme e Peskarës pas një hetimi mbi konsulenca dhe projekte publike, të lidhura me me një shoqëri (Ecosfera) e cila organizonte projekte ndërkombëtare. Hipoteza e hetuesve në ngarkim të Castiglione është korrupsioni i shkallës së rëndë. "Aktiviteti-shkruan gjykatësi-ka bërë që interesa të natyrës private që Castiglione bënte të kërkonte favore në dobi të shoqatës që drejtohej nga bashkëjetuesja Marina Kozina, drejtoreshë e shoqatës Rassjanka". Hetime të mëtejshme të policisë kanë zbuluar se si për të njëjtën shoqatë ishin destinuar disa kontribute publike (në total rreth 20 mijë euro), të gjitha me prejardhje nga administrate e qendrës së djathtë.

I vënë në dijeni të hetimit, zëvendëspresident i Këshillit Rajonal të Abruzzo-s ka ndërhyrë me një letër për të "konfirmuar publikisht qëndrimin e tij dhe për të deklaruar se nuk e ka njollosur kurrë funksionin e tij, në aktivitete publike dhe institucionale me interesa private".

( ne foto, ne te majte, Alfredo Castiglione,Zv.presidenti i këshillit rajonal të Abruzzo-s me bashkjetuesen Marina Kozina, )
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)