Këngëtarja Lucia Caruso 35 vjeçare ka zgjedhur që t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i dytë në qendrën historike Annuziata Tower të Napolit.
 
E martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, Caruso u transportua menjëherë në spital nga banorët, por e kishte të pamundur të mbijetonte.
 
Sipas dëshmitarëve, ata tentuan që ta bindnin këngëtaren që të hiqte dorë nga vendimi i saj, por përpjekja e tyre rezultoi e dështuar. Disa nga të afërmit e saj, kanë raportuar në Polici se 35 vjeçarja vuante nga depresioni.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)