Itali, hodhi gruan nga kati i 9-të
gjykatësi lë të lirë shqiptarin

Itali, hodhi gruan nga kati i 9-të<br />gjykatësi lë të lirë shqiptarin
MILANO- Provat janë, por nuk janë të mjaftueshme, "të rënda dhe të vetme" për të justifikuar masën e arrestit me burg. Dhe me këtë motivacion Gjykatësi i hetimeve preliminare të Monzës, Claudio Tranquillo, ka vendosur në liri shqiptarin Zef Lleshi, 29 vjeç.
 
Lleshi mbrohej nga avokati Franco Mongiu, i hetuar për vrasje me dashje, me akuzën që ka hedhur bashkëshorten Silvana Hyseni nga dritarja e katit të 9-të, natën e të dielës më 30 qershor, në kulmin e një zënke të shpërthyer në shtëpi, në rrugën “Einaudi 9” në Cologno Monzese.
 
Burri gjithmonë ka mohuar, duke thënë se gruaja është hedhur vetë nga dritarja para syve të tij.
 
Tek bluza e Lleshit ka gërvishtje mbi shpatull, dhe tek mesi.
 
Sipas hetuesve kjo nuk shpjegon faktin që asnjë dëshmitar ka dëgjuar grindjen apo të bërtiturat, që ka vazhduar më pas me hedhjen nga kati i 9-të dhe pastaj rënia e saj në tokë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin