FERMO- Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Itali. 23-vjeçari, Mirand Boriçi, po udhëtonte drejt detit më makinën e tij “Fiat Punto”, por ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke dalë jashtë rrugës.
Sipas rindërtimit paraprak të dinamikës së ngjarjes, si pasojë e përplasjes 23-vjeçari ka dalë nga xhami i makinës, por pas rrëzimit makina e ka zënë poshtë, duke i marrë jetën në çast me peshën e saj.
Sipas policisë italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9.00, në Porto Sant’Elpidio të provincës së Fermos në Itali.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë lokale, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të konstatojnë vdekjen e të riut shqiptar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com