Itali, humbin jetën tre zjarrfikës, dyshohet për shpërthim të qëllimishëm në një banesë të braktisur

Itali, humbin jetën tre zjarrfikës, dyshohet për shpërthim të qëllimishëm në një banesë të braktisur

Një shpërthim i fuqishëm iu ka marrë jetën 3 zjarrfikësve në Quargnento, në provincën e Alessandrias, në Itali.

Zjarrfikësit kishin shkuar për të shuar një zjarr në orën 2 të mëngjesit në një objekt të pabanuar kur ndodhi shpërthimi.

Dyshohet se shpërthimi  të jetë shkaktuar nga një rrjedhja e bombolave të gazit.

Sipas mediave italiane, zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, gjetën mes rrënojave mbetje bombolash gazi, bombola të pashpërthyera dhe mekanizmin me orë për shpërthimin që ishte caktuar në 01:30 të mëngjesit.

Autoritetet kanë hapur menjëherë një hetim, pasi në vendngjarje kanë gjetur bombola gazi dhe një mekanizëm me orë që shërben për të kryer shpërthime, gjë që i ka bërë të dyshojnë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Një nga hipotezat e hetimet ka lidhje me mundësinë për të shitur objektin e pabanuar. Ndoshta shpërthimi i parë duhet të shkatërronte të gjithë objektin dhe shpërthimi i dytë ka ndodhur gabimisht, gjë që çoi dhe në tragjedi. Hipoteza tjetër është që ndoshta dhe në pjesën e shembur ka pasur një shpërthim të kronometruar që shkaktoi efektin domino dhe aktivizimin e bombolave të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas