Itali, hyjnë për të grabitur
e vrasin të zonjën

Itali, hyjnë për të grabitur <br />e vrasin të zonjën
TIRANE- Dy shqiptarë janë akuzuar nga policia Italiane se kanë tentuar të grabisin një banesë dhe më pas të vrasin të zonjën e shtëpisë. Dy autorët hynë në orët e vona të natës së 15 dhjetorit duke pasur si synim plaçkitjen e një banese ku jetonte një e moshuar 88 vjeçare. Policia identifikoi dhe më pas arrestoi autorët e dyshuar, Eugen Dervishi 25 vjeç, si dhe Viktor Markja 22 vjeç.

Sipas informacioneve të marra nga mediat e huaja dy shqiptarët kanë hynë në apartamentin e Rosa Bellinos, në Albisola, me qëllim plaçkitjen e shtëpisë. Gjatë kontrolleve të sendeve personale që kishte e moshura në banesë është ndier zhurma e tyre, dhe për të humbur gjurmët totalisht, në bashkëpunim me njëri-tjetërin ata kanë vrarë të zonjën e shtëpisë.

Autorët kanë qëlluar me mjete të forta mbi trupin e 88 vjeçares, deri sa plagët e marra i shkaktuan vdekjen. Trupi i gruas u gjet i pajetë të nesërmen në mëngjes nga një fqinj i së ndjerës i cili kishte lajmëruar menjëherë policinë, pasi kishte gjetur shtëpinë e shkatërruar e të bastisur.

Pas marrjes së informacionit forca të shumta të inspektorëve të Hetimit të Krimit të policisë Italiane kanë nisur hetimet paraprake. Ata vunë re se e zonja e shtëpisë ishte lenë e gjakosur, e pajetë në krevatin e saj, ndërsa shtëpia ishte e çrregullt. Nga marrja e gjurmëve të gishtave rezultoi se autorët ishin dy shqiptarë, me precedent penal të mëparshëm për vjedhje dhe grabitje me dhunë. Pas përgjimeve telefonike, u mësua vendodhja e tyre, ndërsa më pas policia i arrestoi duke provuar dhe vepërn penale të vrasjes me dashje.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA