Duke nisur nga dita e sotme, Italia fut në fuqi masat e reja kufizuese, në përpjekjen për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve me COVID-19. Ndërsa është premtuar për protesta të shumta, autoritetet italiane janë zotuar për tolerancë zero ndaj demonstruesve që mund të bllokojnë stacionet e trenave për të protestuar ndaj rregullave të reja.
Nga sot, udhëtarët që do të përdorin trenat duhet të tregojnë të ashtuquajturën “green pass”, me anë të cilës ata do të dëshmojnë vaksinimin anti-covid, një test negativ COVID në 48 orët e fundit ose shërim nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit.
Rregulli, i shpallur javë më parë, vlen për fluturimet e brendshme, udhëtimet me tren midis rajoneve dhe udhëtimet në det. Disa tragete janë të përjashtuara, veçanërisht ato që shërbejnë për shumë ishuj të vegjël, të cilët nuk kanë lidhje të tjera me kontinentin.
Autobusët, tramvajet dhe metrotë janë të përjashtuar nga rregulli, i cili u njoftua nga qeveria e kryeministrit Mario Draghi kur ngarkesat e përditshme të rasteve filluan të rriteshin në mënyrë të qëndrueshme pasi varianti Delta i virusit u bë i përhapur në Itali.
“Green Pass” tashmë është duke u përdorur për ata që duan të hanë darka në ambiente të mbyllura, të shkojnë në palestra ose të marrin pjesë në koncerte.
Ndërkohë që ky rregull është vënë edhe për mësuesit, ku në disa rajone atyre u është mohuar hyrje në ambientet shkollore pa posedim të një nga dëshmive.
Deri më tani, rreth 70% e banorëve të Italisë mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht. Por, ekspertët kanë shprehur shqetësimin se shumë njerëz në grup moshën 50-69 vjeç nuk kanë marrë vaksina dhe as nuk janë regjistruar për to.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)
25 Nëntor, 11:18