Itali-Një hajdut është ‘kapur në flagrancë’ në një apartament në qendër të Romës, teksa lexonte një libër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 20 gusht rreth orës 13:00 në një shtëpi në lagjen Prati.

Pronari i shtëpisë, një 71-vjeçar, pasi dëgjoi disa zhurma që vinin nga një dhomë, hyri brenda saj, por u befasua kur pa një burrë i cili ishte duke shfletuar një libër.

Pas kësaj ngjarje autori 38-vjeçari u vendos në pranga.