Një i burgosur në Itali mendohet se ka përdorur një dron për të futur armë në burg para se të qëllonte shokët e tij, deklaruan autoritetet italiane.
"Ne supozojmë se arma mbërriti me dron, por ne nuk kemi asnjë konfirmim për këtë," tha Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së burgjeve.
Burri 28-vjeçar-i cili ka lidhje me mafian Camorra në Napoli-qëlloi me tre plumba ndaj të burgosurve të tjerë përmes hekurave të qelisë. Nga sulmi i tij nuk kishte të plagosur. Incidenti ndodhi në burgun e sigurisë së lartë Frosinone, rreth 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Romë. Besohet se i burgosuri kishte qëlluar me armë zjarri mbi të burgosurit me të cilët kishte pasur një zënkë para disa ditësh.
28-vjeçari kishte futur një telefon celular në burg për të kontaktuar me avokatin e tij, të cilat u detyrua më vonë t’i dorëzonte, por jo kartën SIM të cilën ai e gëlltiti para se ta jepte telefonin.
Incidenti ishte i fundit në një seri që ka ngritur shqetësime mbi menaxhimin e dobët të burgjeve të Italisë.
Italia ka mbipopullimin më të lartë të burgjeve në Bashkimin Evropian, me 120 të burgosur në 100 vende, krahasuar me 115 në Francë dhe 70.8 në Spanjë, sipas një raporti të Këshillit të Evropës 2020.
Në qershor, mediat italiane publikuan imazhe të rojeve të burgut duke rrahur të burgosurit me shkopinj dhe grushta në prill 2020, në përgjigje të kërkesave të tyre për mbrojtje gjatë pandemisë COVID-19.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.9%
Vota total: 1568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?
28 Dhjetor, 09:42
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor, 18:41
-
Gazetarja italiane arrestohet në Teheran
27 Dhjetor, 15:38
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor, 16:04
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23