Itali, i dalin në pritë
ekzekutohet shqiptari

ROME- Një 39 vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në Casorate në provincën e Pavias në Itali.

Shqiptari i identifikuar me emrin Sali Kutelli, ka qenë duke ecur kur një, ose më shumë persona, i kanë dalë në pritë jo shumë larg sheshit Shen Maria. Me t'i pari 39 vjeçari ka nisur të vrapojë por është arritur nga autorët të cilët e kanë qëlluar me 7 plumba pistolete të kalibrit 7.65.

Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se asnjë dëshmitar nuk ka qenë në vendngjarje por të shtënat me armë kanë tërhequr vëmendjen e disa banorëve të zonës të cilët kanë njoftuar më pas policinë.
Policia po heton pistën e larjes së hesapeve, ndërsa vrasja ndodh pikërisht në zonën ku 8 ditë më parë u ekzekutua për vdekje shqiptar Edmond Shtjefni. Ndërsa një tjetër vrasje u shënua 6 muaj më parë.(Ne foto vendi i krimit dhe viktima Sali Kutelli)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit