Itali/ I dënuar me 20 vite burg për vrasje, kapet teksa po kthehej nga pushimet shqiptari i kërkuar nga Interpoli

Itali/ I dënuar me 20 vite burg për vrasje, kapet teksa po kthehej nga pushimet shqiptari i kërkuar nga Interpoli

Foto ilustruese

ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar i dënuar me 20 vjet burg për vrasje është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë në aeroportin e Bergamos teksa po kthehej nga Stambolli, ku edhe kishte shkuar për pushime.

Shqiptari me iniciale K.D., u dënua në vitin 2008 nga Gjykata e Tiranës për vrasje të paramenduar dhe transport të paligjshëm armësh.

Fillimisht në momentin e kontrollit, shqiptari tregoi një dokument, në të cilin kishte inicialet A.H., 38 vjeç, me origjinë nga Kosova.  Por pas një kërkimi më të thelluar, në sistem u shfaqën disa identitete të ndryshme, ku edhe raportohej që shqiptari kërkohej nga Interpoli.

Mësohet se ai jetonte në Itali prej 11 vitesh ku edhe ishte martuar me një italiane, e cila edhe po e priste në aeroport.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'