Itali,i lë pasurinë shoqes me kusht
që të kujdeset për macen e saj

Itali,i lë pasurinë shoqes me kusht<br />që të kujdeset për macen e saj<br>
Një apartament luksoz në qendër të Bolonjës dhe 350 mijë euro për shpenzimet e tjera. Është kjo trashëgimia që një e moshuar i ka lënë mikeshës së saj të dashur, në këmbim të një nderi të vogël: të kujdeset për macen e saj.

Një zbulim jo shumë i këndshëm për familjarët e të moshuarës, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2013, duke shpresuar se do të përfitonin diçka nga pasuria e saj.

Mikeshës, thuhet në testament, i përket edhe detyra të zgjedhë një tjetër person që të kujdeset për macen, kur ajo nuk do të jetë në qytet.

Familjarët kanë vendosur ta hedhin gruan në gjyq, pasi sipas tyre kjo është e padrejtë. Por duket se gjyqtarët nuk mund të bëjnë asgjë, pasi ajo është e vetmja që mund të shijojë pasurinë e gruas, së bashku me macen e saj.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online