Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet
Viktima Ilir Dervashi dhe vendi i ngjarjes
I heshtur dhe me kokën e ulur para hetuesve, autori 47-vjeçar i vrasjes së rëndë në Itali nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes.
Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar i cili i mori jetën me një kacavidë bashkëkombasit të tij Ilir Dervashi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për ngjarjen që tronditi Italinë dy ditë më parë, e cila u raportua fillimisht si një vdekje nga një aksident automobilistik.
Mediat italiane, të cilave shqiptarja.com u referohet bëjnë me dije se 34-vjeçari shqiptar Miri Gurra nuk ka pranuar të tregojë arsyet se përse i mori jetën bashkëatdhetarit të tij Ilir Dervishit.
Autori i vrasjes nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes. Policia italiane po heton marrëdhëniet mes autorit dhe viktimës, të cilët mesa duket janë njohur përmes miqve të përbashkët shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.
Të dy kishin precedentë penalë për drogë dhe krime pronësie. Ndërkohë pritet edhe përgjigja e autopsisë që do të vërtetojë nëse 47-vjeçari ka ndërruar jetë nga goditjet me kaçavide apo vdekja e tij është përshpëjtuar nga aksidenti në të cilin u përfshinë të dy.
Ajo çfarë dinë hetuesit deri më tani është se Gurra dhe Dervishi po udhëtonin bashkë në drejtim të Bolonjës dhe kanë pasur një debat të dhunshëm, arsyet e të cilit janë ende të paqarta. Në kulmin e debatit, Miri Gurra që ishte shofer, goditi Dervishin me kaçavidë.
Gjatë përleshjes mes tyre 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me një tjetër automjet dhe duke dalë jashtë rrugës. Shqiptari shpëtoi pa lëndime dhe u vu në pranga nga autoritetet.
Gurra u arrestua mëngjesin e të dielës pasi goditi disa herë më kaçavidë derisa vdiq 47-vjeçarin shqiptar. Fillimisht ngjarja u raportua se vdiq nga një aksident automobilistik, por ekipi i mjekëve konstatoi se viktima kishte humbur jetën pasi ishte vrarë duke u goditur disa herë më kaçavidë në bark.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22