BARI- Psikiatria 53 vjeçare, Paola Labriola, psikiatre në Qendrën e Shëndetit Mendor të Barit, u qëllua për vdekje, dhjetra herë me thikë në qafë, supe dhe në pjesë të tjera të trupit.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar i cili është 44 vjeçari Vincenzo Poliseno i cili merrte kurim në këtë qendër për sëmundje mendore.

Personi i kishte kërkuar të holla viktimës dhe më pas e qëlloi me thikë.

Vrasja ndodhi rreth orës 9:30 të mengjesit të sotëm në studion e punës të psikiatres në afërsi të qendrës së qytetit të Barit. Vrasësi e kishte qëlluar psikiatren, nënë te  dy fëmijëve me një thikë kuzhine duke e lënë të vdekur në vend.

E vetmja gjë që ka thënë i arrestuari si i dyshuari i parë për vrasjen ishte "Nuk jam unë personi që kreu krimin". 

Ndërsa burri i viktimës i shokuar për ngjarjen ka thënë për mediat Italiane se nuk e dinte se kush mund ta kishte vrarë gruan e tij por dyshonte për pacientët e saj. Bashkëshorti shtoi dhe se ende nuk e besonte vdekjen e gruas së tij, madje ai nuk ishte lejuar që të shikonte as trupin e saj.

Të shokuar për ngjarjen kanë qënë dhe kolegët e psikiatres së vrarë.
Në momentin e sulmit në qendër ndodheshin katër mjekë, dy asistente sociale dhe tre infermiere.

Persona që njihnin doktoreshën kanë deklaruar se ishte një doktoreshë e shkëlqyer dhe mjaftë e zonja në punën që bënte.

Vrasja ka shokur mbarë opinionin publik në zonën e Barit por edhe atë botëror.

vrasja ne bari
(Në foto, i arrestuari Vincenzo Poliseno si i dyshuari i parë dhe viktima Paola Labriola)

vrasja ne itali
(Në foto, vendi ku ndodhi ngjarja në Qendrën e kujdesit mendor në Bari)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)