ROME- Roma ka një kryebashkiak të ri dhe ai është Ignazio Marino. Kandidati me profesion kirurg ka marrë 63,9% të votave, duke lënë pas me një rekord prej 28 pikësh, Gianni Alemannon, i cili ka siguruar vetëm 36.1% të votave në balotazhin e zhvilluar dje dhe sot.
 
Marino, kandidat i qendrës së majtë, ka arritur një fitore të thellë në Romë, por është për tu theksuar se pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët vetëm 44.9%.
 
”Jam I ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që qyteti më ka dorëzuar”, ka thënë Marino në sheshin “Pietra”. “Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku,. Ne duam një kryeqytet që të rimarrë rolin ndërkombëtar që historia i ka dhënë. Duam të ndërtojmë një qytet që të vlerësohen meritat dhe solidariteti që është vlerë e qendrës së majtë”, ka vijuar kryebashkiaku i ri i Romës, Marino.
 
Qendra e majtë ka fituar jo vetëm në Romë por edhe në të gjitha komunat. Kandidati i qendrës së djathtë, Gianni Alemanno, ka pranuar humbjen dhe i ka telefonuar kandidatit fitues Marino për ta uruar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)