ITALI - Italia po përgatitet për mbajtjet e zgjedhjeve të parakohshme pasi Kryeministri italian Mario Monti njoftoi të shtunën dorëheqjen e tij pas aprovimit të ligjit për stabilitetin. Në të njëjtin ditë Silvio Berlsuconi konfirmoi se do të rikandidojë për Kryeministër vitin e ardhshëm. Ritkhimi i Berlusconit shikohet si një rrezik për stabilitetin ekonomik nga shumë eksponentë politikë ku edhe Presidenti i parlamenti europian Martin Schulz, cilësoi Berlusconin si një kërcënim për Evropën.

Qeveria teknike e Kryeministrit italian Mario Monti u fut në krizë të enjten e kaluar duke e çuar vendin afër zgjedhjeve të parakohshme, pasi mazhoranca e Partisë së Populli i Lirisë nuk i dha votëbesimin në Senat. Kështu, pas një takimi me presidentin Giorgio Napoletano të shtunën në mbrëmje, Monti deklaroi se do të japë dorëheqjen menjëherë pas miratimit të stabilitetit në parlament.

Ndërkohë në të njëjtin ditë, ish kryeministri Sivlio Berlusconi konfirmoi se do të rikthehet në politikë. Ai u tha gazetarëve në Milano se do të rikandidojë për Kryeministër vitin e ardhshëm dhe se do të rikthehet për të fituar mandatin e katërt. Gjithashtu Berlusconi u shpreh se data 10 mars 2013 është e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Ndërsa presidenti Napoletano i cili ka fuqinë për të shpërndarë parlamentin dhe për të thirrur zgjedhjet parlamentare tha se do të vendoste pas 8 ditësh pasi të shikohet reagimi i tregjeve financiare.

Ndërkohë sot aksionet italianë në Piazza Affari pësuan një rënie drastike prej 2.6 % ndërsa normat e interesit mbi bonot italiane pësuan rritje me 0,3 pikë %, duke mbërritur në 4,8 %. Nga ana tjetër bankat kryesore u goditën më rëndë si Unicredit që pësoi rënie me 6%, Banca Monte dei Paschi e Sienës me 7 % dhe Banca Popolare di Milano me 6.9 %.

në konferencën për shtyp në Oslo, ku Monti pati një takim me homologun e tij norvegjez Jens Stoltenberg u përgjigj gazetarëve për reagimin e tregjeve se nuk duhet dramatizohet situata dhe se nga zgjedhjet do të dalë një qeveri e përgjegjshme.

(eç/lç/shqiptarja.com)