Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në një fabrikë në Itali, "Lamina spa" që prodhon pllaka çeliku dhe titani ku janë gjetur pa ndjenja gjashtë punëtorë brenda kantierit ndër të cilët tre kanë humbur jetën në spital.
Ambulanca ka dërguar punëtorët e ndjerë keq në spitalin më të afërt “San Gerardo” në Monza të Milanos. Tre persona ndërruan jetë në spital ndërsa katër të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
/Shqiptarja.com
Ambulanca ka dërguar punëtorët e ndjerë keq në spitalin më të afërt “San Gerardo” në Monza të Milanos. Tre persona ndërruan jetë në spital ndërsa katër të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Karabinierët kanë konstatuar se punëtorët janë intoksikuar nga gazi, ku kanë qenë duke pastruar një furrë rreth dy metra nën tokë. Ndër të plagosurit është edhe një zjarrfikës, i cili ishte një nga të parët që ka shkuar për të shpëtuar punëtorët.
Zjarrfikësi, pa ndjenja, u transportua menjëherë në spital ku u mjekua dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







