Një ish-efektive e policisë shqiptare u arrestua nga autoritetet italiane pasi u kap së bashku me një shqiptar tjetër, me 38 gramë kokainë dhe tashmë ndodhet në masë sigurimi personal "detyrim paraqitje" vendosur nga gjykata.
Filloreta Zanaj 29-vjeçare, sipas një reagimi zyrtar të Policisë së Shtetit shqiptar, nuk është më pjesë e uniformave blu që prej vitit 2017. "Ajo ka qenë efektive në Policinë e Vlorës dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi të drejtën për t'u pajisur me certifikatë sigurie", njofton zyrtarisht policia.
"Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë. Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale", thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
Sipas mediave italiane, 29-vjeçarja, Filloreta Zanaj, është rezidente në Itali, në komunën Garbagnate në provincën e Milanos.
Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se fillimisht ish-efektivja është ndaluar nga karabinierët për kontroll dokumentesh, por disa lëvizje të dyshimta te saj kanë bërë që asaj t'i ushtrohet një kontroll më imtësishëm i automjetit ‘Renault Clio Sw’ ku ajo udhëtonte. Gjithashtu mësohet se ne momentin e ndalimit ka qenë nën shoqërinë edhe të një personi tjetër, një 29-vjeçar me vendbanim në Arese.
Përballë pyetjeve të karabinierëve, dy shqiptarët fillimisht u përgjigjën normalisht, por qëndrimi i tyre i dyshimtë dhe i kujdesshëm i shtyu karabinierët që të kontrollonin dokumentet e tyre dhe makinën, duke zbuluar kokainën e fshehur, 38 gram e ndarë në 76 doza të mbështjella me letër alumini si dhe 1.430 euro, të konsideruara nga hetuesit si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e shitjes së drogës. Droga dhe shuma e konsiderueshme e eurove mbaheshin në një qese të fshehur në një ndarje në kroskotin e automjetit.
Dy të arrestuarit u dërguan në stacionin e policisë, ku kaluan natën në dhomat e sigurisë. Më pas ata u gjykuan nga një gjykatë në Milano e cila vendosi që 29-vjeçari të qëndronte në arrest shtëpie kurse inspektorja e policisë iu nënshtrua detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore.
Ajo te pakten qenka larguar. Pa te shofesh ne vlor ca llumishte qe behen legena per ra pir dhe jan polica civila (in borgese) ca me mjeker. Mjer populli
PërgjigjuJa cdo te thote te kesh nje polici te pastert e te luftosh cdo dite te largosh larvat e pisllekut nga trupi.Bravo policia
Përgjigju