MACERATA- Policia italiane ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Maceratas.
Një shqiptar është arrestuar, teksa hetimet po vijojnë për celulën që operon në rajon, një pjesë e të cilës u godit gjatë kësaj jave, me disa arrestime dhe sekuestrime të lëndëve narkotike kokainë dhe marijuanë.
Në kuadër të operacionit për pastrimin e qytetit nga shpërndarësit e lëndëve narkotike, që në fakt ka nisur me urdhër të autoriteteve vendore prej 11 dhjetorit, është prangosur i dyshuari shqiptar me inicialet Q.F., rreth 30 vjeç, për veprën penale të trafikut të drogës.
Media e vendit fqinj raporton se i ndaluari negocioi një dënim prej një viti e tre muaj burgim, në Gjykatën e Maceratës, të kthyer në gjykim të shkurtuar si dënim me kusht dhe më tej lirimin.
Pas marrëveshjes shqiptari është vënë në dispozicion të autoriteteve të Zyrës së Emigracionit, e cila verifikoi situatën në lidhje me rregullsinë e qëndrimit.
Pasi u vërtetua se ai kishte hyrë në Itali për arsye turistike, autorizimi për qëndrim deri në 90 ditë u hoq pas dënimit për drogë dhe njoftimit të njëkohshëm të dekretit të dëbimit të lëshuar nga Prefekti i Maceratës, me shoqërimin në kufi dhe më pas dëbim.