Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi karabinierët i gjetën në automjet një sasi marijuane e kokaine.
Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e tij, por shkruajnë se 32-vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar për drogë.
Ai u ndalua nga autoritetet italiane në Marassi, teksa po transportonte me automjetin e tij 2 kilogramë e 500 gram marijuanë. Sasia e drogës iu gjend në dy thasë, të fshehura në motorrin e makinës, nën kofano.
Pasi automjeti u dërgua në stacionin e Policisë, agjentët sekuestruan edhe 70 gram kokainë të pastër, të gjendur në kanalet e holla anash vendeve të pasagjerëve.
Sipas hetuesve, 32-vjeçari kishte për qëllim shitjen e drogës me pakicë në qendrën historike të Marassit.