Itali/ Iu kap më shumë se 3 ton cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari

Itali/ Iu kap më shumë se 3 ton cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari

Pamje nga operacioni policor; sekuestrimi i sasisë së drogës

ITALI-Një emigrant shqiptar së bashku me një italian janë arrestuar në flagrancë në komunën Stezzano nga policia financiare e provincës së Bergamos, nën akuzën e kontrabandës së cigareve. Gjatë ndalimit të tyre, një prej tyre u përpoq të arratisej por tentativat e tij rezultuan të kota.

Financierët italianë kanë sekuestruar 16.800 steka cigaresh të markave “Fast”, “Mark” e “Chesterfield” të vendosura në 336 kuti me peshë totale pej më shumë se 3 ton dhe pa vulën fiskale.  

Operacioni u ekzekutua në një zonë industriale të komunës Stezzano, pasi një patrull e policisë italiane identifikoi lëvizje të dyshimta të shqiptarit dhe italianit teksa ngarkonin kutitë me cigare brenda automjetit tip "Tir".

Mediat italiane shkruajnë se cigaret kontrabandë mund të sillnin një përfitim prej më shumë se 600 mijë eurosh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë