Një shqiptar është arrestuar nga policia e Guardia di Finanza në provincën e Catanias, në Itali. Mësohet se gjatë operacionit të policisë bashkë me shqiptarin në pranga ka përfunduar edhe një shtetas italian. Sipas mediave italiane, ende nuk bëhen të ditur identitet e tyre por mësohet se gjatë operacionit të policisë italiane dy të arrestuarve iu gjet një sasi prej 140 kg lëndë narkotike të llojit mariuanë në një kamion dhe pranë një banese.
“Autoritetet dhe agjentët e policisë pikasën një kamion, i cili po dilte nga një shtëpi e veçuar. Kjo shtoi dyshimet dhe shoferi i kamionit mori urdhër të ndalonte", përcjell “Lasicilia”
Gjithashtu sipas mediave italiane shqiptari nuk iu bind urdhërit dhe tentoi të largohej duke goditur murin me kamion, por shumë shpejt u gjurmua dhe arrestua në Piano Tavola të Belpassos.Të arrestuarit akuzohen për ushtrimin e veprimtarisë e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.
Mësohet se sasia e drogës u gjet brenda një kamioni ku u konfiskuan 23 kg mariuane, e ndarë në 6 pako dhe të mbështjella me celefon. Mësohte se kontrolli vijoi më pas edhe në një banesë, ku u zbuluan edhe 30 pako të tjera me 119 kg marijuanë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se policia italiane dhe grupi hetimor po vijon punën për të identifikuar dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.