ITALI-Policia e Barit ka zbardhur identitetin e dy shqiptarëve që u arrestuan dje në det të hapur, teksa po trafikonin 630 kg kanabis.
 
Shqiptarët e arrestuar janë R.L. 30 vjec dhe D. H. 23 vjec, të dy nga Vlora.
 
Ndërsa janë publikuar edhe pamjet e drogës së sekuestruar dhe gomones 7 metra të gjatë me një motor të fuqishëm.
 
Trafikantët hodhën kanabisin në det dhe tentuan të arratisen, por u bllokuan në ujërat italiane pas ndjekjes.
 
Kanabisi ishte paketuar në 22 pako dhe nëse do të shitej do të shkonte në 6 milionë euro fitimi.

ITALI
ITALI
Gomonia dhe kanabisi i sekuestruar


skafi me droge