FIUMINCINO – Policia italiane ka prangosur një 25 vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një bashkëkombasi marsin e vitit të kaluar. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin. Por konfirmojnë se policia e Frosinone në Itali arrestoi direkt në pistën e uljes së aeroplanëve, autorin e vrasjes, gjithashtu shqiptar në Fiumicino ndërsa po kthehej në Itali nga një avion i nisur nga Amsterdami. Ai akuzohet se më, 25 mars të vitit të kaluar, ekzekutoi me një plumb pistolete në kokë një bashkëkombasin e tij, brenda një bari në Aprilia. Shqiptari i arrestuar kërkohej krahas vrasjes edhe për një sërë veprash të tjera penale për larje hesapesh mes bandash rivale, për ndarjen e territorit të drogës.
Skuadra e policisë po hetonte pikërisht në pistën e trafikimit të lëndëve narkotike ndaj shqiptarit të shpallur në kërkim, kur ndaj tij rëndonte edhe një kërkesë ndërkombëtare për arrestim për trafik droge e lëshuar nga policia e Perugias.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com