Itali, kapen 1.8 ton drogë, policia
gjurmon furgonin,pranga shqiptarëve

Itali, kapen 1.8 ton drogë, policia<br />gjurmon furgonin,pranga shqiptarëve
Një tjetër sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike është sekuestruar në Itali. Rreth 1800 kg lëndë narkotike me vlerë 13 milionë euro u sekuestrua nga policia italiane në Bisceglie.
 
Në pranga ranë 4 persona dy prej të cilëve shqiptarë. Operacioni u krye në fshehtësi derisa autoritetet e Barit zbuluan sesi po transportohej droga e ngarkuar në një fugon e ndarë në 101 koli. Policia vuri re se një fugon me dritat fikur po ecte me shpejtësi drejt Bisceglie .
 
Në një kthesë, nga pjesa e pasme e automjetit ranë në rrugë dy pako të mëdha me ngjyrë të bardhë, që u rikuperuan shpejt nga 2 personat që udhëtonin me fugon.Automjeti ndaloi në zonën industriale të Bisceglie-s, duke parkuar në një strukturë, ku ishte dhe një garazh.
 
Ndërkohë, një tjetër automjet me dy persona në bord po afrohej drejt fugonit. Në këtë pikë, efektivët vendosën të ndërhynë. Teka vunë re lëvizjen e agjentëve, një 27-vjeçar shqiptar dhe një 47- vjeçar italiane u përpoqën t’ia mbathnin duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës.
 
Ata kërcyen nga një lartësi prej 5 metrash, por nuk mundën të arratiseshin duke u lënduar më pas në vendngjarje vijnë edhe forca të tjera policore të cilat mund të arrestonin edhe dy persona të tjerë një 40 vjeçar shqiptar dhe një 50 vjeçar italain. Brenda dy fugonëve njëri prej të cilëve i vjedhur u zbuluan dhe u sekuestruan 101 koli të mbushura me lëndë narkotike lloji marijuana e cila arrinte peshën prej 1800 kg e cila në vlerë do të arrinte vlerën prej 13 milionë eurosh. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

droga
droga
(Droga e kapur në Itali)
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

UNESCO miraton vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin, vendimi për Ohrin shtyhet vitin e ardhshëm

UNESCO miraton vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin, vendimi për Ohrin shtyhet vitin e ardhshëm