Itali, kapen 1 ton mariuanë dhe
armë të ardhura nga Shqipëria

Itali, kapen 1 ton mariuanë dhe<br />armë të ardhura nga Shqipëria
TIRANE - Një ton mariuanë dhe një sasi armësh luftarake të ardhur nga Shqipëria dhe me destinacion veriun e Italisë u sekuestruan dje nga Guardia di Financa në Salento të Italisë.

Sipas Guardia di Financa ngarkesa i përket një klani shqiptaro-kalabrez, që prej vitesh kanë vënë rrënjët në Veri të Italisë, dhe Salento përdoret si vend tranzit për drogën e mbërritur nga Shqipëria me destinacion Veriun .

Përveç ngarkesës së drogës, arsenali i armëve i sekuestruar përbëhej nga 5 mitralozë kallashnikov me karikatorë, një mitraloz i vogël tip Uzi me silenciator, 2 pistolete automatike me silenciator dhe 400 municione për armët e bllokuara.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 2 shqiptarë dhe 2 italianë: Ciro Fiore, 47 vjeç nga Lucera, Giuseppe Morelli, 26 vjeç nga Polistena (provincë e Reggio Calabria) dhe Alex Preçi, 20 vjeç, e Xhezo Achir, 25 vjeç.

NE GJURMET E DROGES
Policia e Varezes prej muajsh ishte vënë në monitorim të trafiqeve ilegale që vinin nga Shipëria dhe ditët e fundit kishin marrë informacion për mbërritjen “e ngarkesës”
Për të kryer operacionin është kërkuar ndihmë dhe nga policia në Lece dhe Otranto.

NDJEKJA POLICESKE
Operacioni u ndërmor në momentin kur hetuesit kanë  parë një furgon të madh dhe 2 autovetura të cilat po drejtoheshin nga zona e pyllit drejt një objekti agro-turistik pranë Otrantos.  
Në operacion u përfshinë tre patrulla të Guardia di Financa, të cilët u vunë në ndjekje të ngarkesës  përgjatë  aksit nacional nr 16.
Në një moment forcat e Guardia di Financa ka rrezikuar të përplaset nga 2 makinat e trafikantëve të cilët përpiqeshin të mbronin furgonin, por më pas në Martignano kanë arritur t’i bllokojnë makinat.

SALENTO QENDRA E TRAFIKUT  SHQIPERI- ITALI
Nuk është hera e parë që Salento bëhet qendër e trafiqeve të paligjshme të cilat lindin në Shqipëri për t’u materializuar në Veri të Italisë. Operacionet e antimafias kanë dëshmuar se marrëdhëniet mes kriminalitetit shqiptar dhe salentinas është i fortë.
Në kuadër të 3 viteve,  Guardia di Financa arrestoi 4 shqiptarë me 572 kg marijuanë dhe një pistoletë. Gjatë hetimeve u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 540 kg marijuanë, një bombë dore si ato që përdorin Forcat e Armatosura në vendet e Lindjes.

Hetimet në kuadër të operacionit “Rokamel”  të policisë italiane hodhën dritë mbi trafikun Shqipëri- Salento dhe destinacion përfundimtar Veriun e Italisë. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 300 kg marijuanë, 3 kg heroinë dhe një kilogram kokainë. Kapo i kësaj organizate u identifikua Astrit Mehmeti.

Sipas Guardia di Financa Salento është një zonë e favorizuar nga bandat kriminale, sidomos zona e Otrantos për shkak se është një zonë e pyllëzuar duke e bërë më të lehtë për trafikantët të fshehin ngarkesat me lëndë narkotike, por ndryshe nga e kaluara antimafia thotë se tani grupet kriminale shqiptare lëvizin më me autonomi.

Ky operacion është konsideruar i rëndësishëm në luftën kundër trafikut të Drogës.  

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë