Itali, kapen 1200 kg marijuanë
në Leçe, arrestohen 2 shqiptarë

Itali, kapen 1200 kg marijuanë<br />në Leçe, arrestohen 2 shqiptarë
ITALI – Pas disa kohësh hetimesh policia e Torinos ka arritur të shkatërrojë dy banda të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 43 persona. Organizatat kriminale përbëheshin kryesisht nga shqiptarë të cilët ishin të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, në zhvatje dhe sekuestrim personi. Të arrestuarit janë banues në 6 rajone të ndryshme të Italisë si: Piemonte, Lazio, Lombardia, Umbria, Toscana dhe Veneto.

Nga këto 43 të arrestuarit, 15 duhet të përgjigjen për krijimin e një organizate të trafikut të substancave të ndaluara. Të ardhurat e të dy organizatave kriminale, ku krerët ishin shtetas shqiptarë, arrinte në mbi 2 milionë euro në muaj, të cilat investoheshin në dyqane dhe bare. Shumë nga veprimet e organizatës që kishin lidhje me porositjen e drogës dhe jo vetëm bëhej nëpërmjet rrjeteve sociale si “Facebook” apo nëpërmjet “emailit”.

Këto organizata kriminale kanë qenë të mirëorganizuara dhe punonin në bazë të rregullave që ata vetë i kishin caktuar për të gjithë pjestarët e grupit. Kjo bëhet me dije edhe nga rapotimet që janë bërë nga mediat italiane duke thënë se “Organizatat kriminale i ofronin mbështetje logjistike korrierëve të tyre, të cilët transportonin drogën nga një vend në një vend tjetër.

Gjithashtu thuhet se personave të cilët punonin në këto organizata u ofrohej një siguri e plotë, në ato raste nëse bashkëpunëtorët e tyre do të përfundonin në pranga duke i ofruar asistencë ligjore. Këto dy banda vepronin mes veriut dhe qendrës së Italisë, nga Lacio në Lombardi, duke kaluar edhe Piemonte, Toskanë dhe Umbria.

Mes njerëzve të përfshirë në këto organizata ka edhe familje shqiptare me fëmijë të vegjël, që për 2000-3000 euro udhëtonin me drogë në makinë nëpër Itali, për të transportuar substancat e ndaluara. Përveç trafikut të drogës ndaj dy organizatave zbulohen edhe dy rrëmbime personash, të kryera në Shqipëri dhe të padenoncuara asnjëherë në autoritetet lokale për dëmet e tyre ndaj të tjerë njerëzve, si borxhe për veprimtari të paligjshme.

Ljami u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin