ITALI - Policia italiane ka shkatërruar 4 banda të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe ka arrestuar 50 persona. Ndërmjet të arrestuarve janë edhe 15 shqiptarë, të cilët prej disa kohësh kryenin aktivitet kriminal duke transportuar kokainë drejt Evropës nga territore si Kolumbia, Amerika e Jugut dhe Shqipëria.  Fryt i operacionit të policisë janë edhe 240 kg kokainë e pastër e sekuestruar.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shqiptarët kanë qenë dhe anëtarë të bandës së Roberto Pannunzit, personit të cilësuar si kryemafiozi botëror për trafikun e kokainës. Pannunzi u arrestua pak ditë më parë në Kolumbi dhe është ekstraduar në Romë për t’u përballur me drejtësinë.

Operacioni i policisë italiane është kryer në bashkëpunim me homologët shqiptar, portugezë dhe spanjollë

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)