Itali, kapen 2 banda shqiptare
nga droga 2 mln euro në muaj

Itali, kapen 2 banda shqiptare<br />nga droga 2 mln euro në muaj
TORINO- Karabinierët e Torinos shkatërruan dy organizata kriminale shqiptare, të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, gjobvënie dhe sekuestrim personi.

Agjencia e lajmeve ANSA informon se janë arrestuar 43 persona në 6 rajone: Piemonte, Lazio, Lombardia, Umbria, Toscana dhe Veneto. Sipas ANSA-s, porosia e droges dhe veprimet operative komunikoheshin përmes Facebook, ose chat room. Të ardhurat e trafikut investoheshin në Shqipëri, Piemonte dhe Toscana.

Hetimi i karabinierëve të Torinos pati nisur në fillim të vitit 2011 nga dy pikënisje të ndryshme; nga sekuestrimi i 3,7 kg heroine në Orbassano të Torinos në një makinë të braktisur prej dy zotëruesve të saj, të cilët nuk iu ndalën thirrjes së ushtarakëve, si dhe nga një takim mes dy organizatave për një furnizim me 600 gramë drogë që njëri, i mbetur pa drogë, i kishte kërkuar një tjetri. Në vijim të operacionit  u sekuestruan 10 kg heroinë dhe kokainë.

Nga 43 të arrestuarit, 15 duhet të përgjigjen për krijimin e një organizate të trafikut të substancave të ndaluara. Ndërkohë, janë duke u konfiskuar disa pasuri dhe hetimet po vijojnë, duke zbuluar edhe të tjerë individë të përfshirë në të dy organizatat.
 
Volumi i të ardhurave i të dy organizatave kriminale, ku krerët ishin shtetas shqiptarë, arrinte në mbi 2 milionë euro në muaj, të cilat investoheshin në dyqane dhe bare, qoftë në Itali (edhe në Torino), qoftë jashtë vendit, edhe në imobiliare. Mes tyre figuron edhe blerja e një shtëpie në fshat në kodrat e Toskanës.
 
Për të dy organizatat punojnë qindra vetë, sidomos shqiptarë, por edhe ndonjë  italian dhe rumun, që nga vështirësitë ekonomike, transportonin drogën për disa mijë euro.
 
Mes njerëzve të përfshirë, në to edhe familje shqiptare me fëmijë të vegjël, që për 2000-3000 euro udhëtonin me drogë në makinë nëpër Itali, për të transportuar substancat e ndaluara.
 
Në vijim të hetimeve ndaj dy organizatave zbulohen edhe dy rrëmbime personash, të kryera në Shqipëri dhe të padenoncuara asnjëherë në autoritetet lokale për dëmet e tyre ndaj të tjerë njerëzve, si borxhe për veprimtari të paligjshme.


Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin