Itali, kapen 2 ton drogë me vlerë
10 mln euro, vinte nga Shqipëria

Itali, kapen 2 ton drogë me vlerë<br />10 mln euro, vinte nga Shqipëria
Rreth 2 ton drogë e llojit marijuanë e cila vinte nga Shqipëria me vlerë 10 milionë euro e ndarë në pako me nga 20 kg është sekuestruar nga policia italiane në Abruzzo.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një motoskaf i braktisur në plazhin e Fossacesia. Ndërsa në pranga ka rënë një 49 vjeçar me origjinë nga Brindizi.

Ndërkohë gjatë hetimeve autoritetet italiane krahas lëndës narkotike kanë sekuestruar edhe një gomone të fuqishme me një gjatësi prej 10 metrash me dy motorë të fuqishëm e cila ishte e braktisur.
operacioni d day
(Droga e sekuestruar nga policia italiane)

Gomonia dyshihet se është përdorur nga trafikantët të cilët kanë transportuar drogën e cila sipas të dhënave të mundshme vjen nga Shqipëria.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të të arrestuarit si dhe për të zbardhur më shumë detaje për trafikimin e lëndës narkotike.

[gallery]21789[/gallery]

Redaksia Online
l.q/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar