Itali, kapen 2 ton kanabis, erdhi
nga Shqipëria, pranga vlonjatit

Itali, kapen 2 ton kanabis, erdhi<br />nga Shqipëria, pranga vlonjatit<br>
ITALI-Policia italiane ka sekuestruar në Ferrara rresht 2 ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, që dyshohet se vinte nga brigjet shqiptare. Sasia e drogës do të gjeneronte një shumë prej 20 mln eurosh.

 

Policia italaine ka arrestuar një person me iniciale R.R qe besohet se është nga Vlora ndërsa ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Mediat italaine raportojnë se operacioni është zhvilluar të martën.

 

Bëhet fjalë për 90 pako të gjetura nga policia të cilat ishin ende të ndotura me rërë dhe lagështirë pasi kishin pak kohë që ishin transportuar nëpërmjet një gomoneje. Sasia e drogës ishte ngarkuar më pas në dy furgonë dhe bëhet fjalë për 2 ton marijuanë dhe 10 kg hashash, një pjesë në sasi të ngurtë e një pjesë në sasi të lëngshme.

Nëse kjo superngarkesë do të ishte hedhur në treg, prej saj do të përfitoheshin 20 milionë euro kesh. Banorët e zonës thonë se kjo është sasia më e madhe e parë ndonjëherë në këtë zonë dhe një sekuestrim gjigant në nivel kombëtar nga autoritetet.

Gjithcka nisi orët e vona të së martës nga një kontroll i autoriteteve në Lido di Spina ndaj peshkatarëve, por më pas forcat policore kanë spikatur automjete e dyshimta dhe sapo kanë vënë re praninë e bluve, disa nga të dyshuarit kanë mbuluar të largohen nga njëri prej furgonëve në të cilët ishte vendosur sasia e drogës.

Ndërkaq furgoni I dytë duke u përpjekur edhe ai të largohet, është futur në një rrugë dytësore , ka shpërthyer derën e një parking por është ndalur nga policia. Kjo e fundit gjeti edhe lëndën narkotike ,një ndër sasitë më të mëdha të para ndonjëherë. Nga ngjarja pati një të arrestuar, e tre të tjerë në kërkim

[gallery]24333[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar