ITALI – Mbi 900 kg marijuanë që ishin bërë gati për të “pushtuar” bregdetin e Ostias dhe Fiumicinos me rastin e fillimit të sezonit turistik. Policia e Romës mëngjesin e 16 majit ka sekuestruar mbi 900 kg marijuanë me origjinë nga vendet ballkanike të fshehur në një garazh.
Në vijim të operacionit janë arrestuar dy shtetas italianë të cilët pretendonin se kishin gjetur vend të sigurt për fshehjen e drogës, në një kompleks ndërtesash ku ndodheshin qindra garazhe.
Droga është zbuluar nga një bashkëpunim mes policisë së Romës dhe asaj së Milanos, por për identifikimin e vendit ku ishte fshehur marijuana janë përdorur edhe qentë antidrogë.
Sipas mediave italiane lënda narkotike me orgjinë nga vendet e Ballkanit ka kaluar përmes kanalit detar Shqipëri-Itali.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com