ITALI - Pesëmbëdhjetë kilogramë kokainë është sasia e drogës e gjetur në posedim të dy shtetasve shqiptarë, 37 dhe 29 vjeç, të dy rezidentë në Desenzano del Garda në provincën e Brescia-s, Itali.
Lënda narkotike është konfiskuar nga Kuestura e Brescia-s ku që prej disa javëve investigatorët hetonin mbi trafikun pas disa sinjalizimeve të disa qytetarëve rezidentë në Sirmioine, të cilët kanë treguar lëvizje të dyshimta në një rrugë të qytetit.
Pas hetimeve, policia ka konfiskuar në apartamentin ku jetonin shqiptarët, lëndën narkotike dhe materialet për paketimin e dozave.
Janë konfiskuar edhe katër makina, të cilat janë përdorur nga të dy të arrestuarit gjatë aktivitetit të tyre kriminal.
Nga hetimet e para thuhet se banesa ishte një lloj magazine qendrore për sasi të mëdha të drogës, e cila pasi u paketonte tregtohej në qytetet përreth të Lombardisë si dhe në rajonin e Venetos.
Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com